Miliarderi Jeff Bezos tha se ndjesia e fluturimit në hapësirë ku graviteti është zero ishte si ‘rikthimi në mitër’.
Bezos udhëtoi në hapësirë për pak minuta në korrik të vitit 2021 si pjesë e udhëtimit të parë hapësinor me pasagjerë me kapsulën e Blue Origin, transmeton Telegrafi.
Ai këtë udhëtim disa-minutësh në hapësirë e kishte bërë së bashku me vëllain e tij Mark dhe dy pasagjerë të tjerë.
Së fundmi ishte ftuar në podcastin e Lex Fridman, i cili foli për këtë eksperiencë interesante dhe gjithashtu tregoi se si ishte ndjenja të udhëtoje në hapësirë.
“Do t’ju them diçka shumë interesante: graviteti zero dukej si diçka shumë e natyrshme. Nuk e di, ndoshta sepse dukej sikurse kthimi në mitër”, tha ai në podcast.
Më pas Fridman ia ktheu në formë qesharake gjatë bisedës duke i thënë se Bezos “konfirmoi se ishte alien”. /Telegrafi/