Site icon Telegrafi

Bezos rrit pagën minimale në Amazon

Jeff Bezos, themelues i Amazon

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka sfiduar rivalët e tij, duke rritur pagat minimale në 16 dollarë për orë.

Bezos në një letër për aksionerët ka shkruar se nga kjo rritje do të përfitojnë mbi 300 mijë punëtorë.

“Sot sfidoj konkurrentët tanë më të lartë të shitjes me pakicë, që të përputhen me përfitimet tona të punonjësve dhe pagën minimale prej 15 dollarësh”, ka shkruar miliarder Bezos, përcjell Telegrafi.

Gjiganti online i shitjes me pakicë ngriti pagën minimale në 15 dollarë për orë, për punonjësit e SHBA-së duke filluar nga nëntori, i vitit të kaluar dhe projekti i radhës synon sërish një rritje page.

Rritja e këtyre pagave në Amazon erdhi në një kohë kur papunësia e SHBA ishte në një nivel thuajse të njëjtë prej dy dekadash.

Lexo po ashtu Punëtorët e Amazon në grevë për Black Friday, menaxherët detyrohen të paketojnë porositë (Foto/Video)

Ai në letrën e tij, tha se nga kjo rritje e pagave kanë përfituar më shumë se 250 mijë punëtorë të Amazon dhe mbi 100 mijë punëtorë sezonalë që punuan gjatë sezonit të fundit të festave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version