Telegrafi

Bezdia e gruas e bën milioner

Fatlumi anonim ka fituar 4.2 milionë dollarë australianë (1.74 milionë euro) në lotarinë e mbajtur në Auckland të Zelandës së Re pasi që ka paguar një tiketë lotarie vetëm dy minuta para mbylljes. Nuk do të ishte asgjë e veçantë, po që se në të nuk do ta shtynte bezdia e gruas dhe se në fund kishte vendosur ta blejë vetëm ta heq atë qafesh.

“Gruaja më pat bezdisur tërë ditën të blejë një tiketë lotarie e kur një natë po kalojë rrugës pashë një shenjë për loto, hyra dhe bleva tiketën me fat. Ka qenë vetëm dy minuta para mbylljes së shitjes”, kujtohet milioneri i ri familja e të cilët deri dje mezi ia ka arritur fundin e muajit, posaçërisht pasi që i kanë lindur fëmijët.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Gruaja ka kërkuar suxhuk në skarë për drekën e së dielës. Burri i cili kishte harruar tërësisht për tiketën u nis për të blerë dhe në mesin e vitrinave të supermarketit kuptoi se nuk kishte para të mjaftueshme për suxhukun të cilin ia kishte kërkuar gruaja. Atëherë iu kujtua se e kishte tiketën e lotarisë në xhep dhe vendosi të shoh nëse kishte fituar ndonjë para.

Fatlumi u kthye në shtëpi pa drekë, por gjithsesi në dorë kishte arsyetim më të mirë të mundur. Gruas, gjoja, i ka rënë të fikët kur e ka kuptuar se për çfarë shume bëhet fjalë dhe i kishte thënë: “Por krejt ajo që kërkova ishte suxhuku”.