Ambasadori sllovak në Shkup, Martin Bezak, deklaron se kriza politike në Maqedoni është duke u tejzgjatur dhe se duhet që t’i jepet fund, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për agjencinë e lajmeve AIM, Bezak thotë se kriza ka pasoja negative për shtetin dhe për jetën e qytetarëve, si edhe për procesin eurointegrues të vendit. Sipas tij, politikanët vijnë e shkojnë, kurse shteti dhe qytetarët mbeten.
Në lidhje me çështjen e emrit kushtetues të vendit, përgjigja e Bezak është se një zgjidhje duhet të gjendet, por në mes të Shkupit dhe Athinës./Telegrafi/