Sipas ambasadorit sllovak në Shkup, Martin Bezak, e ardhmja evropiane e Maqedonisë varet posaçërisht nga zgjidhja e krizës politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai thekson se një nga përparësitë e kryesimit sllovak të presidencës së BE-së do të jetë kthimi i besueshmërisë së zgjerimit të BE-së, pas daljes së Britanisë së madhe, kurse Maqedonia është një nga vendet që ka rëndësi të veçantë për BE-në, për shkak të migrantëve dhe kufijve të jashtëm./Telegrafi/