Site icon Telegrafi

Beyonce zbulon listën e këngëve të albumit “Renaissance” pak ditë para lansimit të tij

Beyonce zbuloi listën e këngëve për albumin e saj të shtatë në studio “Renaissance” këtë të mërkurë (20 korrik), pak më shumë se një javë përpara publikimit të tij.

40-vjeçarja do të lansojë albumin e plotë të premten e ardhshme, më 29 korrik, por shfrytëzoi rastin këtë javë për të ngacmuar fansat me emrat e të 16 këngëve.

“Break My Soul”, kënga e vetme që ajo ka publikuar nga albumi deri më tani, do të jetë kënga e gjashtë në listë.

Albumi do të fillojë me një projekt të quajtur “I’m That Girl” dhe më pas do të vazhdojë me “Cozy”, “Alien Superstar”, “Cuff It dhe Energy”.

Pas “Break My Soul”, fansat që duan ta dëgjojnë albumin deri në fund do të dëgjojnë këngët “Church Girl” dhe “Plastic Off The Sofa”.

Më pas do të vijë “Virgo’s Groove” – që duket se është një projekt për vetë Beyoncen, pasi ajo ka lindur më 4 shtator dhe kështu shenja e saj e zodiakut është Virgjëresha.

Kënga e frymëzuar nga shenja e yllit ndiqet nga të tjera si “Move”, “Heated”, “Thique” dhe “All Up In Your Mind”.

Më pas, Beyonce duket se do të japë një tjetër nga këngët e saj politike, pasi kënga e 14-të e albumit quhet “America Has A Problem”.

Pas kësaj, ylli do të ofrojë atë që duket të jetë një përzierje këngësh të quajtur “Pure/Honey”, përpara se të mbyllë albumin me “Summer Renaissance”.

Beyonce më parë tha se shpreson që albumi të jetë një formë rinovuese e arratisjes për njerëzit pas turbulencës së vitit 2020.

“Me gjithë izolimin dhe padrejtësinë gjatë vitit të kaluar, mendoj se të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim sërish”, tha ajo vitin e kaluar.

“Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikje në çdo mënyrë të mundshme”, tha ajo në numrin e shtatorit të vitit të kaluar në “Harper’s Bazaar”.

Ajo publikoi këngën kryesore të albumit të saj këtë vit më 20 qershor, dhe më pas 10 ditë më vonë ajo zbuloi kopertinën e albumit.

Lexo po ashtu Beyonce bën postimin e parë në TikTok - grumbullon 2.5 milionë ndjekës brenda 16-të orëve

“Renaissance” do të jetë albumi i parë solo në studio që ajo ka publikuar që nga hiti i saj i mrekullueshëm “Lemonade” nga viti 2016, në të cilin ajo u përball me pyetjet rreth martesës së saj me Jay-Z dhe besnikërisë së tij.

Që nga “Lemonade”, ajo ka nxjerrë një album bashkëpunues me Jay-Z, një album live dhe një pjesë shoqëruese të lidhura me kolonën zanore të Disney të “The Lion King”. /Telegrafi/

Exit mobile version