Site icon Telegrafi

Beyonce vishet sërish nga dizajneri shqiptar, Valdrin Sahiti

Ikona e muzikës pop, Beyonce, ka zgjedhur dhe një herë tjetër stilistin shqiptar, Valdrin Sahitin.

Ylli i famshëm zgjodhi një nga kreacionet e tij për një nga koncertet gjatë turneut të “Renaissance”.

Lajmi është ndarë nga vet kreatori me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mbretëresha Beyonce faleminderit që na keni zgjedhur sërish”, nis postimi i Sahitit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valdrin Sahiti

Talenti juaj i pakrahasueshëm vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, je një fener i vërtetë frymëzimi. Të jemi përgjithmonë mirënjohës”, vazhdoi ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që krijuesja e hitit “If I Were A Boy” vishet nga dizajneri shqiptar.

Valdrini deri më tani ka bashkëpunuar edhe me figura të tjera të famshme ndërkombëtare.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti shquhet për kreacionet e veçanta dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e njëpasnjëshme në këtë fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version