Stilistja e njohur nga Prizreni, Lena Berisha, falë punës e përkushtimit të madh ka arritur tashmë të njihet edhe ndërkombëtarisht.
Ajo qëndron prapa krijimeve të shumë yjeve të famshëm si Bebe Rexha, Cardi B e një sërë personazheve të tjera.
E së fundmi ka mahnitur të gjithë pasi është përzgjedhur edhe nga ylli i muzikës pop, Beyonce.
Diva e famshme ka shkëlqyer nën krijimin e Lena Berishës për videon e saj për Tiffany & CO.
Bëhet fjalë për një fustan të ndritshëm e po ashtu mjaft të veçantë, siç di të shfaqet gjithnjë Beyonce Giselle Knowles-Carter.
Kujtojmë që Cardi B zgjodhi një fustan të Berishës për festën e ditëlindjes së 28-të.
Grimeri i njohur amerikan, Jeffre Star, po ashtu ka qenë temë diskutimi vitin e kaluar për një nga paraqitjet për të cilin u kujdes Lena. /Telegrafi/