Site icon Telegrafi

Beyonce i vesh fustan 26 mijë dollarësh vajzës pesëvjeçare (Foto)

Beyonce, e cila është shtatzënë me binjakë, mori pjesë në premierën e filmit hollivudian “E bukura dhe bisha”.

Për këtë rast ajo ka marrë edhe vajzën Blu Ivy Carter, e cila kishte të veshur një fustan që ka bërë bujë të madhe sa i përket çmimit, përkatësisht ka kushtuar 26 mijë dollarë.

Në të vërtetë, ajo kishte veshur versionin e fustanit që kishte veshur nëna e saj kur ishte fëmijë, i cili kishte kushtuar atëbotë para disa dekadave rreth dymijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Por pas shumë viteve vlera e fustanit ka kapur shifrat e lartcekura, e cila është bërë hit në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, Beyonce është veshur me një fustan të gjelbër që i zbuloi sharmin këngëtares.

Ndryshe, këngëtarja ka kohë që është duke qëndruar larg angazhimeve muzikore pasi që është shtatzënë dhe këtë periudhë po kërkon ta kaloj si është më së miri. /Telegrafi/

Exit mobile version