Site icon Telegrafi

Beyonce vazhdoi performancën edhe pse iu ndal mikrofoni në shfaqjen në Arizona

Foto: Instagram

Beyoncen nuk ndalon për asgjë.

Superylli, e cila u ka kërkuar fansave të vishen në ngjyrë argjendi për të shënuar ditëlindjen e saj të 42-të, përballoi disa vështirësi teknike në shfaqjen e saj në Arizona të enjten mbrëma me profesionalizëm.

Shfaqja në Stadiumin State Farm në Glendale filloi me vonesë, duke filluar rreth një orë pas kohës së planifikuar, sipas AZ Central.

Foto: Instagram

Nuk u dha asnjë arsye për vonesën.

Lexo po ashtu Beyonce vishet sërish nga dizajneri shqiptar, Valdrin Sahiti

Më pas një problem tjetër ndodhi gjatë kësaj shfaqjeje në kuadër të turneut ‘Renaissance’.

https://www.youtube.com/watch?v=9HX6-1NPE2c

Fituesja e ‘Grammy’-t kishte veshur një triko të shkëlqyeshme prej argjendi me çizme argjendi mbi gju dhe flokët e bardha i kishte të drejta, kur mikorofoni iu ndal gjatë performancës së “Alien Superstar”.

Fansat dëgjohen duke njoftuar me zë të lartë krijuesen e hitit “Broken Hearted Girl” dhe grupin e skenës se diçka nuk shkonte.

Foto: Instagram

Videoja e kapur nga koncerti dhe e shpërndarë në YouTube tregon Beyonce dhe kërcimtarët e saj duke vazhduar të bëjnë lëvizjet sikur asgjë të mos kishte ndodhur për disa minuta para se të vendosnin të dilnin nga skena.

Të gjithë u kthyen rreth 10 minuta më vonë për turmën dhe ikona e muzikës u shfaq me një tjetër veshje.


Ajo është planifikuar të festojë ditëlindjen e saj, ndërsa është në skenë në Los Angeles në SoFi Stadium më 4 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version