Faqja e parë e revistës së “Vogue” dhe këngëtarja e Beyonce bënë një gjë historike.
Ajo vetë kishte përzgjedhur fustanin, zgjodhi imazhin, fotografinë dhe tani ka zbuluar pse në imazhe kishte grim minimal, por edhe pse nuk ka zgjatje të flokëve dhe parukë.
Zeshkani ka folur edhe për periudhën e pas lindjes së fëmijës së parë duke thënë se ka vepruar në bazë të fjalëve të njerëzve rreth peshës së trupit.
“Më shtyn të humbas të gjithë peshën pas lindjes së fëmijës brenda tre muajve, në mënyrë që të jem e gatshme për një turne të vogël. Kur shoh prapa, e kuptoj se ajo ishte e çmendur. Pas lindjes së binjakëve, të gjitha më kanë pranuar ndryshe”, shtoi ajo.
Në atë kohë, peshonte 98 kilogramë dhe duhej të pushonte më shumë se një muaj. “Shëndeti im dhe i fëmijëve të mi ishin të rrezikuar”, tha ajo.
“I kam pranuar linjat e mia trupore. Kam lejuar trupin tim që të jetë ai që dëshiron vetë. Pas gjashtë muajsh, unë fillova të përgatitesha për Coachellu. Përkohësisht unë u bë vegane, hoqa dorë nga kafeja, alkooli dhe të gjitha pijet”, tha Beyonce, duke shtuar se pikërisht për këtë gjë po fotografohej sa më natyrshëm.
Theksojmë se nga martesa me reperin e famshëm Jay-Z, këngëtarja ka tre fëmijë deri më tani. /Telegrafi/