Telegrafi

Beyonce tregon format e saj joshëse të trupit në disa poza të reja nga pushimet luksoze në Itali

Beyonce i la fansat e saj pa fjalë gjatë disa postimeve të rrallë që bën në Instagram, i cili përfshinte ndryshimin në disa veshje magjepsëse.

Para se të ndante imazhet e saj duke shijuar një shëtitje me varkë me burrin Jay-Z, superylli 40-vjeçar pozoi për një seri fotografish me një trupore të zezë me mëngë me pendë dhe një rrip të hollë në bel.

Ndërsa vështronte vetën në pasqyrë, ajo u mbështet ndërsa theksoi super format e trupit, shkruan DailyMail.

Foto: Beyonce/Instagram

Në një fotografi tjetër, nëna e tre fëmijëve u kthye nga kamera me të dy duart në ijet e saj ndërsa ishte ulur përballë një lavamani.

Foto: Beyonce/Instagram

Jo shumë kohë më vonë, ylli i muzikës pozoi në një bluzë gri gjysmë të tejdukshme me shkrim në pjesën e përparme, një palë pantallona lëkure të zeza dhe syze dielli.

Foto: Beyonce/Instagram

Këngëtarja e hitit “Halo”, shkëlqeu me secilën paraqitje që bëri për 213 milionë fansat e saj në Istagram.

Në fillim të kësaj jave, ajo ndau imazhe nga Harry’s Bar në Mayfair të Londrës.

Foto: Beyonce/Instagram

Javën e kaluar ajo dhe Jay-Z qëndruan në Angli për të promovuar “The Harder They Fall”, një film i prodhuar nga reperi 51-vjeçar.

Çifti, të cilët janë martuar që nga viti 2008, kanë udhëtuar në kryeqytetin anglez për publikimin e filmit të ri të Jay-Z në Netflix, dhe ata ndoqën premierën në Festivalin e Filmit BFI në Londër të mërkurën. Ndërsa tani dyshja e njohur po shijojnë pushimet luksoze në Itali.


Ndryshe, kujtojmë që albumi i saj i fundit, “Lemonade”, doli në vitin 2016 dhe fitoi gjashtë çmime “Grammy”, duke përfshirë performancën më të mirë vokale të artistes femër dhe albumin më të mirë bashkëkohor R&B. /Telegrafi/