Site icon Telegrafi

Beyonce thotë se pandemia coronavirus po vret në masë të madhe njerëzit me ngjyrë

Beyonce (Foto nga Justin Sullivan/Getty Images/Guliver)

Duke u shfaqur në koncertin me këngëtaren Lady Gaga, ylli i muzikës pop, Beyonce Knowles, ka bërë një fjalim emocionues.

Ajo në fjalimin e saj ka folur për shumë gjëra dhe se si virusi vdekjeprurës po prek njerëzit me ngjyrë në mënyrë disproporcionale, shkruan Mirror.

Pasi shprehu falënderimet për stafin e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët e tjerë thelbësorë që po vazhdojnë të punojnë gjatë pandemisë, deklaroi se COVID-19 është “duke vrarë njerëzit me ngjyrë në një shkallë alarmante”.

“Për ata që janë në industrinë e ushqimit, punëtorët, transportuesit e postës dhe punonjësit e kanalizimeve, të cilët po punojnë që ne të jemi të sigurt në shtëpitë tona, ju falënderojmë për shërbimin tuaj”.

“Amerikanët me ngjyrë, në mënyrë disproporcionale u përkasin këtyre pjesëve thelbësore të fuqisë punëtore që nuk kanë luksin e punës nga shtëpia”, ka thënë këngëtarja.

Derisa pandemia coronavirus po merr jetën e mijëra njerëzve, Beyonce ndau statistikën se 57 përqind e rasteve fatale në qytetin e saj, Houston, janë afrikano- amerikan./Telegrafi/

Exit mobile version