Beyonce pati të gjithë vëmendjen e audiencës gjatë ditës së djeshme (e shtunë).
39-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka arritur që të ngjallë reagime pozitive të ndjekësve, shkruan Daily Mail.
Ajo u pa e veshur me një veshje glamuroze, që i bënte t’i theksoheshin tipare e formësuara trupore.
Kryesisht në të dominonte ngjyra rozë, kurse në pjesën e gjoksit e kishte një dizajn me ngjyra të përziera.
Aksesorët assesi nuk munguan, derisa u vërejt një çantë e vogël me ngjyrë portokalli që e mbante.
Pozat që ajo mori për këtë paraqitje u pëlqyen tej mase, pasi edhe theksonte tiparet e bukurisë. /Telegrafi/