Telegrafi

Beyonce të bëhet fytyra reklamuese e H&M?

Këtë e ka zbuluar një valltare e cila performon për këngëtaren duke shkruar në Twitter se 31-vjeçarja ka udhëtuar për në Bahamas, ku ka reklamuar kostumet e larjes.

Megjithatë, valltarja Kimberly Gipson shumë shpejtë e ka fshirë postimin, kur kuptoi se ishte sekret, ndërsa zëdhënësi i H&M ka refuzuar të komentojë rreth kësaj.

Kujtojmë që në janar të vitit 2012, Beyonce solli në jetë vajzën Blue Ivy Carter, ndërsa tashmë e ka kthyer trupin në përmasat e mëparshme. /Telegrafi/