Beyonce Knowles duket të jetë një “mishngrënëse” e madhe. Mediat britanike raportojnë se ajo ka shpenzuar 1.000 funte për të blerë mish për ekipin e saj, para koncertit në Mançester.
Nga mishtorja kanë njoftuar se në porosi ka pasur 200 biftekë, 340 kofsha pule dhe 100 fetë pulë.
Një burim ka thënë për The Sun se kasapët kishin bërë panik kur iu është bërë kërkesa për turneun e këngëtares.
“Të punosh për Beyoncen është rraskapitëse, por ajo kujdeset që ekipi i saj të ushqehet mirë”, kanë thënë nga mishtorja.
Me fetë pule shërbehen edhe fansat, të cilët kanë blere bileta VIP. Po ashtu, janë kërkuar edhe 12 kamionë që shesin akullore, të pozicionohen prapa skenës në Old Trafford. /Telegrafi/