Site icon Telegrafi

Beyonce shpall datat e turneut botëror të “Renaissance” për verën e vitit 2023

Beyonce

Superylli i famshëm botëror, Beyonce, njoftoi të mërkurën turneun e saj të shumëpritur botëror “Renaissance”.

41-vjeçarja do të nisë performancën më 12 korrik në Philadelphia, e më vonë në qytetet e tjera si: Chicago, New York, Boston, Atlanta, Miami, Las Vegas, Los Angeles, Houston dhe New Orleans.

Itinerari i plotë, i cili përfshin edhe datat ndërkombëtare, gjendet në faqen zyrtare të këngëtares së “Cuff It” së bashku me informacionin e biletave.

Page Six zbuloi në shtator 2022 se Beyonce po planifikonte të bënte një turne me këtë album gjatë verës së ardhshme.

Lexo po ashtu Beyonce u pagua mbi 30 milionë euro në performancën njëorëshe në Dubai

Një burim tha në atë kohë se fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ishte duke rezervuar stadiume në mbarë botën për turneun e saj të parë që nga shfaqjet që mbajti me bashkëshortin Jay Z në 2018.

Njoftimi i turneut të artistes vjen pas koncertit të saj në Dubai , ku ajo këndoi hitet më të mëdha për të festuar hapjen e resortit luksoz, Atlantis The Royal.

Megjithëse “Renaissance” përmban këngë shumë të veçanta, mbretëresha nuk performoi asnjë nga projektet në shfaqjen njëorëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Beyonce thuhet se mori një pagë prej 22 milionë eurosh për të kryesuar ngjarjen vetëm me ftesa speciale, ku morën pjesë mbi 1000 të famshëm, influencues dhe gazetarë. /Telegrafi/

Exit mobile version