Disa ditë më parë, Beyonce Knowles njoftoi se është në pritje të binjakëve, ndërsa të dielën mbrëma e ka bërë paraqitjen e parë publike pas këtij njoftimi.
Diva e muzikës pop bëri bujë të madhe me performancën e saj në Staples Center në Los Angeles, në kuadër të ceremonisë së ‘Grammy Awards’.
35-vjeçarja, e cila është nënë e një vajze pesëvjeçare, e ekspozoi barkun e saj të fryrë në skenë duke u shfaqur me bikini ngjyrë ari dhe me një fustan me xhixha po ashtu ngjyrë ari.
Beyonce këndoi për nëntë minuta këngët “Love Drought” dhe “Sandcastles” nga albumi “Lemonade”, njofton Telegrafi.
Paraqitja e saj ishte ndër kryesoret në këtë eveniment dhe ajo që vodhi spektaklin. Përkundër shtatzënisë, këngëtarja i bëri edhe disa akrobacione si pjesë e performancës.
Dhjetëra valltarë iu bashkuan asaj në skenë për ta kompletuar performancën mbresëlënëse. Natyrisht, brohoritjet dhe duartrokitjet ishin të mëdha për Beyonce. /Telegrafi/