Vetëm tri ditë pas premierës së filmit “The Lion King”, në platformën YouTube është publikuar videoklipi i kolonës zanore të filmit.
Kjo kolonë zanore është interpretuar nga diva e muzikës pop, Beyonce, e cila e bën edhe zërin e luaneshës Nala.
Ylli 37-vjeçar në klip shfaqet në veshje të ndryshme, teksa pjesë e tij është edhe vajza e madhe e saj, Blue Ivy.
Veshjet e tyre duket se janë kombinuar me ato të kërcimtarëve në klip, të cilët performojnë në grup duke dhënë imazhin e kafshëve të xhunglës që qëndrojnë pranë mbretit Luan.
Ndërkohë, Beyonce në këtë videoklip është paraqitur në nëntë veshje, teksa në secilën prej tyre ka vënë në pah figurën trupore.
Kujtojmë që këngëtarja mahniti të gjithë në premierën e “Lion King”, me fustanin ngjyrë ari të çarë anash. /Telegrafi/