Telegrafi

Beyonce rikthehet pas gjashtë vitesh pauzë, publikon këngën “Break My Soul”

Beyonce i befasoi miliona fansat të saj të hënën në mbrëmje (20 qershor) kur publikoi këngën e saj më të re “Break My Soul” disa orë përpara se që pritej.

“Break My Soul” është kënga e parë paraprake nga albumi i shtatë i ardhshëm i ish-anëtares së Destiny’s Child, i titulluar “Renaissance”.

Kënga, e cila duket të jetë kënga e gjashtë në “Renaissance”, duket se ka anashkaluar disa platforma transmetimi, duke përfshirë Spotify, në favor të një publikimi të Tidal, gjë që është më përshtatshme për artisten, pasi burri i saj Jay-Z është një bashkëpronar i kompanisë.

Ky projekt ribashkon Beyoncen me producentët e kërkuar Tricky Steëart dhe The-Dream, të cilët më parë kanë punuar në këngën e saj klasike “Single Ladies”.

Bashkëshorti i Beyonces, Jay-Z, nuk është përfshirë në “Break My Soul”, por ai është i listuar nën kompozitorët e saj të shumtë (si S. Carter).

Beyonce, e cila ka shënuar tre albume numër një dhe pesë këngë numër një në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi javën e kaluar se do të publikonte një album të ri muajin e ardhshëm pas një pauze gjashtëvjeçare.

Lexo po ashtu Beyonce njofton rikthimin me album të ri

Njoftimi erdhi disa ditë pasi ylli fshiu fotot e profilit të saj në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime nga fansat se muzika e re ishte në rrugë e sipër.

Publikimi i fundit i plotë i yllit të pop-it ishte “Lemonade” në 2016, i cili u shoqërua nga një film 65-minutëshe me të njëjtin titull dhe u rendit në vendin e parë në shumë vende.

Në vitin 2013, albumi i saj me titull të njëjtë u publikua në orët e para të mëngjesit pa paralajmërim.

*Theksojmë që video në YouTube nuk është e qasshme në vendin tonë.

/Telegrafi/