Site icon Telegrafi

Beyonce reagon për skandalin e “Lemonade”

Beyonce të mërkurën mbrëma në Miami ka nisur turneun e saj botëror “Formation”.

Ajo shfrytëzoi hapjen e turneut për të shuar spekulimet se burri i saj Jay Z e ka tradhtuar atë.

Që prej lansimit të albumit “Lemonade”, ishte përfolur për statusin martesor të këngëtares, e cila në një këngë kishte përmendur “Beckyn me flokë të mira” si femra që ka pasur marrëdhënie me të dashurin e saj.

Por mbrëmë gjatë performancës së saj, 34-vjeçarja ia dedikoi këngën “Halo” burrit të saj.

“Këtë këngë dua t’ia dedikoj burrit tim të bukur. Të dua shumë”, ka thënë ajo para se të fillonte këndimin.  /Telegrafi/

Exit mobile version