Telegrafi

Beyonce promovon koleksionin e ri të veshjeve “Ivy Park” për ditën e Shën Valentinit, duket magjepsëse në të kuqe

Beyonce dukej gati për të festuar ditën e Shën Valentinit me një sërë veshjesh të kuqe teksa promovonte koleksionin e saj më të fundit të “Adidas x Ivy Park, “Ivy Heart”.

28-herë fituesja e ‘Grammy’, 40-vjeçe, mahniti me veshje lëkurë gjarpri të kuqe teksa shfaqi një sërë pamjesh nga koleksioni në një video dhe foto të reja të postuara në faqen e Instagramit të markës të dielën (6 shkurt).

Në fushatën e fundit të këngëtares të “Crazy In Love” u shfaqën edhe aktori Tyson Beckford, modelja Shu Pei, aktorja dhe modelja Karrueche, këngëtarja Troye Sivan dhe komediania Naomi Watanabe.

Foto: Ivy Park/Instagram

Ndër ‘look’-et e veshur nga bashkëshortja e Jay-Z ishte një trupore me ngjyrë të kuqe dhe dekolte të hapur.

Mbi shpatullën e saj ishte një shall kuq e zi me lëkurë gjarpri dhe në dorë mbante një çantë që përputhej, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e lindur në Houston, dukej tërë shkëlqim teksa i hodhi kamerës një vështrim, ndërsa shihet me një stil të shkurtër të flokëve.

Foto: Ivy Park/Instagram

Në një pamje tjetër, ajo kishte veshur një pallto vezulluese të kuqe dhe të zezë po ashtu prej lëkure gjarpri.

Në një pamje më sportive, por ende glam, këngëtarja e “Love On Top” vazhdoi me temën e lëkurës së gjarprit kuq e zi, teksa kishte veshur sytjena sportive, dorëza dhe një kapele.

Foto?: Ive Park/Instagram

Videoja shfaqte gjithashtu një pamje më të frymëzuar nga vitet ’80, me këngëtaren e veshur me sytjena rozë dhe të brendshme të kuqe me bel të lartë, me një trupore me rrjetë me ngjyrë të kuqe sipër. Ajo kombinoi pamjen joshëse me taka të kuqe dhe buzëkuq.

Në një tjetër foto, modelja dhe aktorja kineze, Pei, 32 vjeçe, u pa me një trupore të kuqe elegant me syze dhe këpucë të bardha.

Karrueche, 33, dukej elegante me një xhaketë lëkure të kuqe me doreza dhe flokë të shkurtër të zi.

Aktori Tyson Beckford, 51 vjeç, kishte veshur tuta sportive, ndërkohë, Sivan, 26 vjeç, veshi një xhaketë prej lëkure gjarpri.

Kujtojmë që Beyonce filloi linjën e veshjeve sportive në vitin 2016. Koleksioni i ri do të dalë në disa dyqane të zgjedhura më 9 shkurt dhe në mbarë botën më 10 shkurt. /Telegrafi/