Telegrafi

Beyonce pozon mbi koleksionin e saj gjigant të atleteve “Adidas”

Beyonce Adidas

Këngëtarja e famshme, Beyonce, ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja.

Në njërën prej tyre, ajo ka pozuar e shtrirë mbi koleksionin e saj gjigant të atleteve.

Këto fotografi janë realizuar me qëllim promivimi të kompanisë “Adidas”, me të cilën artistja ka marrëveshje bashkëpunimi.

Në një imazh tjetër, Beyonce është fotografuar në kënd të dhomës, teksa vë në pah faktin se si dhoma e saj është e mbushut me atlete.

Ajo shkruan me ironi në mbishkrimin e fotografisë, se kjo është ajo çfarë bën kur sipas saj nuk ka asgjë për të veshur. /Telegrafi/