Telegrafi

Beyonce plot stil edhe gjatë shtatzënisë (Foto)

Beyonce inspiron femrat tjera edhe gjatë shtatzënisë. 

​Këngëtarja më e përfolur kohëve të fundit për shtatzëninë e saj Beyonce, ka postuar përsëri foto në llogarinë e saj në Instagram.

Beyonce ka treguar dukjen e saj shumë me stil gjatë shtatzënisë, dukje kjo inspiruese për shumë gra tjera.

Ajo të shtunën kishte marrë pjesë në një shfaqje të organizuar nga Alvin Ailey American Dance, në Los Angeles.

35 vjeçarja kishte të veshur një pallto ngjyrë rozë, fustan të bardhë, vathë shumë të mëdhenj dhe këpucë ngjyrë ari kombinuar me dizajnin e një gjarpri në fillim.