Këtë fundjavë, Beyonce Knowles ka pasur një angazhim të pazakontë. Është fjala për një ndejë luksoze para dasmës së fëmijëve të dy miliarderëve indianë që do të mbahet gjatë kësaj jave.
Isha Ambani, vajza e njërit prej njerëzve më të pasur në Indi, të mërkurën martohet me Anand Piramal, djalin e një tjetër miliarderi nga India.
Duke qenë se dasmat tradicionale indiane realizohen përmes ceremonive dhe ritualeve të shumta, para dhe pas martesës zyrtare, Beyonce ishte pjesë e mbrëmjes muzikore dhe vallëzimit e cili i prin martesës.
Diva amerikane ishte një prej shumë personaliteteve të njohura që ishin të pranishëm në këtë eveniment festiv.
Krahas yjeve botërore dhe atyre të Bollywoodit, e pranishme ishte edhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Në profilin e saj në Instagram, Beyonce i ka publikuar disa fotografi nga performanca e saj, si edhe me veshje tradicionale të Indisë.
Martesa zyrtare e dy fëmijëve të miliarderëve indiane do të bëhet të mërkurën. Kjo pritet të jetë dasma më luksoze deri më tani, ndërsa në ceremoni do të jenë të pranishëm shumë personalitete të njohura dhe pasanikë nga e gjithë bota. /Telegrafi/
#Beyonce showing us exactly why she is the true queen! #AmbaniWedding pic.twitter.com/VydmE4sDui
— Filmfare (@filmfare) December 10, 2018