Beyonce paditet nga një prodhues filmash, që sipas tij ajo e ka kopjuar atë nga një film i tij, bërë një vit para se ajo ta lansoië atë.
Matthew Fulks ka paditur Beyonce dhe grupin e saj muzikor, duke thënë se shumica e pjesëve të “Lemonade” është komplet e shkëputur nga filmi i tij i shkurtër i vitit 2014, i quajtur “Palinoia”.
Ai në padi ka treguar se projekti i tij po ashtu ka shfaqur “lidhjet me probleme”.
Ai thotë se përmbajtja e vjedhur prej ti është rreth 39 sekonda në trailer e Beyonce, në të cilat shihen imazhe të ngjashme me filmin e tij.
Në mënyrë të veçantë personazhet të cilat qëndrojnë para një grafiti të shkruar në mur, e imazhe të tjera të incizuara në parkingje. /Telegrafi/