Site icon Telegrafi

Beyonce nuk i reziston trendit, shfaqet atraktive në çizmet e famshme (Foto)

Çizmet me gurë të Yves Saint Laurent, janë pa dyshim më të famshmet dhe më të shtrenjtat e momentit.

Shumë prej të famshmeve i kanë bërë të tyret këto çizme vezulluese, duke mos i rezistuar dot tundimit.

Një prej tyre është edhe Beyonce, e cila së fundmi është shfaqur e veshur me to.

36 vjeçarja ka çizmet me gurë Swarovski ditën e hënë, në një seri fotosh që ka publikuar në Instagram.

Ajo ka kombinuar këto këpucë me një palë xhinse të shkurtra prej dhe një bluzë më krahë të shkurtër të dizajnuar me grafika.

Getty Images

Aksesorëve të saj, këngëtarja ua ka shtuar një rrip të bardhë lëkure që i theksonte belin e po ashtu, një varëse qafe prej ari dhe vathë.

Beyonce së fundmi okupoi vendin e parë në Billboard Hot 100 me Ed Sheeran.  /Albeu/Telegrafi/

Exit mobile version