Të gjithë prisnin ta shihnin Beyonce në “Coachella” këtë vit, por kjo nuk mund të realizohet.
Beyonce është në pritje të binjakëve dhe mori vendimin që të mos performojë në festivalin e 2017-ës, por në vitin e ardhshëm, shkruan “BBC”.
Ky vendim erdhe pasi që doktorët i thanë që duhet të pushojë më shumë dhe të mos ketë shumë aktivitete.
Producenti i festivalit ka thënë se Beyonce nuk do të performojë.
“Si pasojë e këshillave të doktorëve për një orar më rigoroz në muajt e ardhshëm, Beyonce ka marrë vendimin të mos performojë në ‘Coachella Valley Music & Arts Festival 2017’. Pavarësisht kësaj, me kënaqësi iu konfirmojmë se ajo do të performojë në festivalin e vitit 2018. Faleminderit për mirëkuptimin”, tha një përfaqësues i këngëtares.