Telegrafi

Beyonce: Një vit para lidhjes, kam qenë shoqe e Jay-Z

 Beyonce ka treguar sekretet e jetëgjatësisë së dashurisë së tyre, duke sqaruar se miqësia para lidhjeve është elementi kryesor.

“Unë nuk do të kisha qenë femra që jam sot, po të mos kisha shkuar në shtëpinë e atij mashkulli”.

“Ne ishim miq së pari, për një vit e gjysmë vetëm miq kemi qenë dhe më pas filluam lidhjen. Kemi biseduar vetëm në telefon për një vit e gjysmë. Kjo bazë është shumë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë. Thjesht të keni në krah dikë që ju e pëlqeni. Dikë që është i sinqertë”, ka theksuar Beyonce.

Këngëtarja po përjeton së fundmi momente shumë të mira jo vetëm në dashuri, por edhe në karrierë, pasi së shpejti fillon edhe turneun botëror me tri koncerte të mëdha të paralajmëruara për ballkan. /Telegrafi/