Telegrafi

Beyonce nënshkruan marrëveshje 600 milionëshe me Netflix

Superylli botëror, Beyonce, nuk po tregon shenja se ajo do të ndalet së përfituari.

Ajo tash ka nënshkruar marrëveshje për tri projekte me Netflix që asaj do t’i sjellin përfitime prej 60 milionë dollarësh.

Së pari është dokumentari i Coachellas, “Homecoming” që u lansua më 17 prill tëmërkurën në platformën e njohur.

Edhe HBO kishte mundësinë e nënshkrimit me Beyoncen, por Netflix arriti që të bindë këngëtaren falë ofertës më të mirë.

Adhuruesit mund të presin edhe më shumë nga mbretëresha Bey.

Variety raporton se audio nga albumi i saj vizual “Lemonade” do të jetë po ashtu shumë shpejt në dispozicion të adhuruesve dhe atë nga 23 prilli.

Edhe projektet e saj të së ardhmes në Netflix do të jenë me muzikë të përfshirë. /Telegrafi/