Site icon Telegrafi

Beyonce ndan portretin e rrallë familjar, shfaqet me njërin prej binjakëve

Beyonce (Foto: Mike Coppola/Getty Images for People.com/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Beyonce, së fundmi ka publikuar një fotografi familjare mjaft të rrallë.

Në promovimin e albumit të saj “Black is King”, ajo ka gjetur rastin që të ekspozojë edhe dy binjakët e saj, Sir dhe Rumi, shkruan Daily Mail.

38-vjeçarja gjatë ditës së djeshme (e premte) kishte lansuar edhe filmin e saj në platformën ‘streaming’ të Disney.

Sidoqoftë, në këtë paraqitje ajo shihet me nënën dhe dy vajzat e saj Blue Ivy Carter dhe Rumi.

Që të katër personazhet e njohura janë shfaqur të veshur në të njëjtën mënyrë, me fustane shumëngjyrëshe.

Beyonce ndan binjaket sikurse edhe Blue Ivy Carter, së bashku me bashkëshortin e saj, Jay Z. /Telegrafi/

Exit mobile version