Telegrafi

Beyonce ndan bursa për studentet e reja

Ylli i muzikës pop, Beyonce, ka dhënë katër bursa kolegji për nder të njëvjetorit të albumit të saj “Lemonade”.

Programi i bursave “ Formation” do të ndajë bursat për “gra të reja që nuk kanë frikë të mendojnë jashtë kutisë dhe janë të guximshme, krijuese, të vetëdijshme dhe të sigurta”, shkruan CNN.

Lexo po ashtu Beyonce dhe Jay Z nga L.A do të shpërngulen për në New York, nxjerrin në shitje shtëpinë për 120 milionë dollarë (Foto)

Në këtë program bursash janë të përfshira katër shkolla, si Kolegji i Muzikës Berklee, Universiteti Hoëard, Shkolla Parsons e Dizajnit dhe Spelman College. Secila prej tyre do të marrë një nxënës për vitin akademik 2017-18.

Studentët e ardhshëm, dhe ata që aktualisht janë të diplomuar të cilët studiojnë arte krijuese, muzikë, letërsi ose studime afrikano-amerikane kanë të drejtë të aplikojnë.

Lexo po ashtu 14 femrat më të bukura të planetit (Foto)

Më këtë gjest të Beyoncë është ndjerë mirë ish-zonja e parë e ShBA-së e cila e ka falenderuara atë përmes një postimi në Twitter.

“Ndjehem gjithmonë e inspiruar për kontributet e këngëtares”, shkruan ajo.