Site icon Telegrafi

Beyonce mahniti publikun me zgjedhjet e modës, u shfaq me tri kombinime joshëse në koncert

(Foto: Instagram/beyonce)

Diva e muzikës, Beyonce, mahniti publikun kur u shfaq në skenë në Nashville me një fustan të kuq.

Në mes të një turneu historik botëror, veshjet mahnitëse që kishte veshur ishin po aq mahnitëse sa edhe performancat e saj.

Këngëtarja iu përkushtua plotësisht estetikës që ka praktikuar gjatë gjithë sezonit të Renaissance.

(Foto: Instagram/beyonce)

E veshur me një fustan të kuq të ndezur, këngëtarja kishte veshur çizme kauboj prej lëkure. Ajo mbante stoli dhe një gjerdan mbi një fustan të kuq mahnitës.

Lexo po ashtu Vajza 11 vjeçare e Beyonce mahnit me lëvizjet skenike gjatë turneut “Renaissance”, merr vëmendje në një nga paraqitjet me taka

Më pas u ndërrua në një kombinim rozë të nxehtë, pra kominoshe dhe xhaketë me thekë dhe në këmbë kishte një palë çizme tjera.

(Foto: Instagram/beyonce)

Më pas, Queen B kishte bashkëpunuar me brendin e modës Alexander McQueen për një veshje të qëndisur me doreza dhe këpucë të ngjashme.

Duke magjepsur publikun në stadiumin e mbushur plot, Beyonce realizoi një spektakël dinamik përmes hiteve, si “Break My Soul”, “Cuff It”, “Formation” e “Crazy In Love”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/beyonce)
Exit mobile version