Telegrafi

Beyonce mahnit me paraqitjen, ndërsa publikon pamje nga turneu i “Renaissance”

Beyonce ka ndarë së fundmi disa fotografi që i ka realizuar gjatë turneut të saj botëror “Renaissance”.

Këngëtarja 41-vjeçare dukej madhështore teksa shfaqte disa kostume skenike që ishin përdorur në disa prej koncerteve.

Krijuesja e hiteve, e cila përfshiu gjithashtu një foto të vajzës së saj Blue Ivy, 11 vjeçe, duke performuar me të.

Foto: Instagram

Në foton e parë, Beyonce tregoi këmbët e saj të tonifikuara ndërsa kishte veshur një kostum të zi.

Veshja e këngëtares fituese të çmimit “Grammy” gjithashtu paraqiste një shtojcë të madhe të rrumbullakët të vendosur në shpinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

Në po të njëjtin postim, Beyonce ka hedhur edhe një tjetër imazh të veçantë me kostum të kuq shkëlqyes.

Foto: Instagram

Ajo mbante gjithashtu një kapelë të madhe të kuqe, disa rripa sipër kostumit dhe aksesorë.

Ikona e muzikës filloi turneun më 10 maj me një shfaqje që u zhvillua në Friends Arena në Stokholm.

Përpara këtij turneu, koncertet e mëparshme të Beyonce ishin në 2018 bashkë me partnerin e saj, Jay Z.

Turneu i yllit të famshëm aktualisht është planifikuar të përfundojë me një performancë në Caesars Superdome në New Orleans më 27 shtator. /Telegrafi/