Në martesën jo të lumtur të Beyonce dhe Jay Z, ka probleme të tjera.
Sipas një miku pranë këngëtares Beyonce, ajo ka bërë gati sendet personale dhe është larguar nga shtepia së bashku me të bijën Blue Ivy Carter. Burimi rrëfen për revistën ‘Life And Style’ se ata perpiqen te qëndrojnë të bashkuar përpara publikut, por hera e fundit që ndodheshin bashkë në ambient publik, nuk ishte ai që pritej!
Miku këngëtares thotë “Beyonce mori gjërat e saj, vajzën dhe iku nga shtëpia. Ajo kuptoi se jetesa nën të njëjtën çati me Jay Z, nuk ishte e përshtatshme. Ajo ka nevojë për pak hapësirë dhe në mënyrë sekrete nga publiku ka marr një shtëpi me qera në lagjen e tyre. Herën e fundit që u shfaqën bashkë në publik, ishin në një darkë shoqërore në Los Angelos. Ata u ulën larg njëri tjetrit dhe me kurriz, e për asnjë moment nuk shkëmbyen asnjë fjalë.’
Mbase askujt nuk i vjen mirë që çifti i preferuar së shpejti mund të finalizojë shkurorëzimin, sidoqoftë Beyonce ka vendosur të mos flas këtë periudhë kohore. Këngëtarja ështe në prag turit të koncerteve Formation, dhe nuk dëshiron që të ndodh asnjë skandal përpara tij. Beyonce kishte planifikuar disa performance me Jay Z, por tashmë janë anuluar.