Telegrafi

Beyonce kritikohet pas lansimit të linjës sportive

Beyonce (Foto: Jesse Grant/Getty Images for Disney/Guliver)

Edhe pse Beyonce e ka lansuar koleksionin e ri sportiv që iu dedikohet edhe meshkujve edhe femrave, megjithatë është kritikuar nga fansat.

Këngëtarja vazhdimisht është duke thënë se brendi i saj u dedikohet të gjithëve, mirëpo këtë e demanton madhësia e produkteve që ajo i ofron.

Lexo po ashtu Stili sportiv në mënyrën e saj: Beyonce paraqet koleksionin e ri

Në fakt, brendi i saj Ivy Park deri më tani ka shitur rroba të madhësive XS-XL, ndërsa nuk ka ndryshuar as pas bashkëpunimit të ri me Adidasin.

Duke qenë se nuk ka veshje të madhësive ‘plus size’, fansave u ka penguar dhe kanë nisur kritika në drejtim të këngëtares.

“E dua Beyoncen, por jam e zhgënjyer me faktin se i ka hequr blerësit ‘plus size’ nga linja e saj e re. Dhe kjo nuk është hera e parë”, ka shkruar një fanse e saj, ndërsa komente të ngjashme kanë postuare dhe shumë fansa të tjerë. /Telegrafi/