Edhe pse Beyonce e ka lansuar koleksionin e ri sportiv që iu dedikohet edhe meshkujve edhe femrave, megjithatë është kritikuar nga fansat.
Këngëtarja vazhdimisht është duke thënë se brendi i saj u dedikohet të gjithëve, mirëpo këtë e demanton madhësia e produkteve që ajo i ofron.
Në fakt, brendi i saj Ivy Park deri më tani ka shitur rroba të madhësive XS-XL, ndërsa nuk ka ndryshuar as pas bashkëpunimit të ri me Adidasin.
Duke qenë se nuk ka veshje të madhësive ‘plus size’, fansave u ka penguar dhe kanë nisur kritika në drejtim të këngëtares.
“E dua Beyoncen, por jam e zhgënjyer me faktin se i ka hequr blerësit ‘plus size’ nga linja e saj e re. Dhe kjo nuk është hera e parë”, ka shkruar një fanse e saj, ndërsa komente të ngjashme kanë postuare dhe shumë fansa të tjerë. /Telegrafi/