Telegrafi

Beyonce konfirmon turneun botëror

Turneu “Mrs. Carter Show”, titull që vjen nga mbiemri i saj i martesës me reperin Jay-Z, ka bërë të ditur se do të jetë në turne botëror nga prilli e deri në gusht, duke filluar nga Evropa e duke e mbaruar me Amerikën Veriore.

Adhuruesit e Beyonces në Ballkan do të kenë mundësinë po ashtu që të përjetojnë nga afër atmosferën që ajo krijon.

Sllovenia, Kroacia dhe Serbia kanë datat e rezervuara për koncertin e Beyonces qysh në muajin prill dhe biletat për këto koncerte pritet që së shpejti të dalin në shitje. /Telegrafi/