Site icon Telegrafi

Beyonce konfirmon partneritetin me Adidas

Beyonce është bashkuar me Adidas për një partneritet afatgjatë.

Si pjesë e marrëveshjes të konfirmuar të enjtën, superylli i muzikës botërore dhe gjiganti gjerman i veshjeve sportive do të krijojnë produkte të reja të performancës dhe të përditshmërisë të fokusuara në fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të atletëve, krijuesve dhe liderëve.

Beyonce do të jetë partnere kreative e brendit, duke zhvilluar këpucë firmë të këngëtares, ashtu sikurse rilansimin e brendit Ivy Park që më parë ishte në partneritet me Topshopin britanik.

“Ky partneritet është jetësor për mua. Adidas ka një sukses të hatashëm në shtytjen e barrierave kreative. Ne ndajmë të njëjtën filozofi dhe Adidas ka vënë kreativitetin, rritjen dhe përgjegjësinë sociale në ballë të biznesit”, u shpreh Beyonce.

Beyonce do të ketë pronësinë në kompaninë e saj dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj si një prej femrave të para me ngjyrë që ka brendin e saj personal të atletikës.

Adidas më parë ka bashkëpunuar edhe me yje tjera të mëdha si Kanye West, Pharrell Williams dhe Rita Ora. /Telegrafi/

Exit mobile version