Telegrafi

Beyonce, këngë në spanjisht për të ndihmuar të prekurit nga uragani Maria (Foto/Video)

Beyonce Knowles e ka prezantuar këngën e saj të re, “Mi Gente”, të cilën e ka incizuar në kuadër të aksionit humanitar për të ndihmuar të prekurit nga uragani Maria në Porto Riko.

Diva e muzikës pop ka bërë të ditur se të gjitha përfitimet nga kjo këngë do t’u dhurohen organizatave, si CEMA, UNICEF e Somos Una Voz, që u ndihmojnë banorëve të Porto Rikos, Meksikës dhe Karaibeve, të cilët janë zhvendosur për shkak të uraganit.

Kënga është bashkëpunim i këngëtares amerikane me J Balvin dhe Willy William, ndërsa ajo këndon në spanjisht në këtë projekt.

Lexo po ashtu Beyonce bashkëndjen dhimbjen pas tërmetit në Meksikë (Foto)

36-vjeçarja është angazhuar mjaft për t’i ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia natyrore, saqë vazhdimisht ka publikuar në rrjetet sociale emrat e organizatave ku mund të dhurohen para, ushqim, ujë, veshmbathje, barna dhe gjithçka tjetër për t’i ndihmuar banorët e vendeve të prekura nga uragani.

Ronaldo dhe Neymar janë pjesë e klipit (Youtube/Vevo)

Shumica e fansave janë befasuar për faktin që Beyonce këndon në spanjisht. Kënga është pëlqyer mjaft shumë, ndërsa klipi është shikuar tetë milionë herë brenda dy ditësh.

Pjesë e videos muzikore është edhe superylli portugez, Cristiano Ronaldo, pastaj Neymar, James Rodriguez dhe personazhe tjera të njohura.

Shumë yje janë pjesë e videos muzikore (Youtube/Vevo)

Kujtojmë që në muajt e fundit, këngëtarja është fokusuar më shumë te jeta familjare dhe binjakët e saj të lindur në muajin qershor të këtij viti.

Fansat e shumtë të saj, të cilët janë në pritje të albumit të ri, mund ta shijojnë këngën befasuese “Mi Gente”, derisa idhulli i tyre të vijë me materiale të reja muzikore. /Telegrafi/