Telegrafi

Beyonce ka një motër të vogël, të cilën babai i saj e ka nga afera me një prostitutë

Getty Imags

Këngëtarja e njohur, Beyonce Knowles, ka mbajtur sekret se ka një gjysmë-motër, të cilën babai i saj e kishte nga afera me një prostitutë.

Bëhet fjalë për vajzën shtatëvjeçare, Koi, të cilën babai i saj, Mathew Knowles, e ka nga afera me një striptiste dhe femër shoqëruese të quajtur TaQoya Branscomb.

(Foto: Getty Images)

Këngëtarja ka zbuluar se është bërë edhe testi ADN, i cili ka dëshmuar se Matheë është babai i vërtetë i Koit.

Mathew asnjëherë nuk kishte pranuar Koin e vogël, ndërsa nga nëna e Beyonce, Tina Knowles, ishte ndarë në vitin 2009.

Arsye e kësaj ishte se ish-bashkëshortja e tij e braktisi pasi ishte në dijeni se Mathew do të ketë fëmijë me një grua të panjohur.

Beyonce me babanë dhe nënën e saj (Getty Images)

Këngëtarja nga ajo kohë ndërpreu çdo kontakt me babanë e saj, shkruan Radar Online.

Në një deklaratë të dhënë para disa vitesh, TaQoya kishe treguar se babai i Beyonce e kishte trajtuar sikur një të dashur të vërtetë.

“Ai më trajtonte sikur të isha dashuria e jetës së tij”, ka thënë ajo duke shtuar se kur kishte mbetur shtatzënë dhe pasi kishte ardhur Koi në jetë, Mathew ishte zhdukur. /KP/Telegrafi/