Site icon Telegrafi

Beyonce i ka dhuruar stafit të hotelit ku po qëndron në Londër bileta VIP për shkak të kujdesit ndaj saj

Foto: Instagram

Beyonce i ka dhënë personelit të hotelit bileta për shfaqjet e saj si një falënderim për kujdesin gjatë këtij turneu.

Biletat me vlerë të madhe iu dorëzuan punëtorëve në hotelin Corinthia të Londrës, ku ajo po qëndron gjatë koncerteve të saj.

Ylli i muzikës pop, e cila bëri një performancë në stadiumin e Tottenham Hotspur të enjten, është duke qëndruar në suitën mbretërore nën çati, enë të cilën 20 mijë euro kushton vetëm një natë.

Foto: The Sun

Por, përveç pagesës së tarifës së lartë të dhomës, ajo i ka dhënë bakshish shërbyesit të saj, shefit personal dhe bileta VIP që kushtojnë afro 900 euro.

Lexo po ashtu Beyonce mahnit me paraqitjen, ndërsa publikon pamje nga turneu i "Renaissance"

Një burim tha: “Beyonce është vërtet e ëmbël dhe shumë e këndshme për të gjithë rreth saj, kështu që gjithmonë dëshiron të falënderojë njerëzit që kujdesen për të”.

“Ata janë kujdesur për të gjatë kohës që ajo ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që ajo i trajtoi ata me disa nga biletat më të mira që mund të merrni”.

“Është hoteli i saj i preferuar, kështu që ajo kërkoi e-mailet e stafit për t’i falënderuar personalisht”.

Beyonce do të jetë në turne deri në fund të shtatorit, me të fundit koncert në New Orleans. /Telegrafi/

Exit mobile version