Telegrafi

Beyonce fokuson këmbët me veshjet e koleksionit të ri “Ivy Park”

Beyonce Foto: Instagram

Brendi i saj “Ivy Parl” në bashkëpunim me “Adidas” do të lansohet në treg më 19 shkurt të këtij viti.

Deri në atë kohë, këngëtarja e njohur, Beyonce ka vendosur që të mbajë të azhurnuar fansat me fotosesione të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 39-vjeçarja ka ndarë disa fotografi, me të cilat është shfaqur shumë joshëse.

Ajo është parë e veshur me disa të brendshme, ndërsa mbi ka vendosur një xhaketë me një ngjyrë interesante.

Në këtë imazh mezi shihet fytyra e bukuroshes brune, pasi kapelën e kishte vendosur në pothuajse gjysmën e fytyrës.

Ndërkaq, theksojmë se Beyonce ka ftuar edhe disa modele të njohura, për të reklamuar produktet e saj. /Telegrafi/