Site icon Telegrafi

Beyonce feston pesëvjetorin e albumit të saj ikonik “Lemonade”

Beyonce (Foto: Getty Images)

Beyonce rikthehet mbrapa duke kujtuar albumin e saj historik “Lemonade”.

Ylli i muzikës pop, 39 vjeçare përmes një postimi të publikuar në Instagram e quajti atë ‘një nga artet e preferuara’ duke ndarë edhe një galeri me fotografi nga projekti.

“Unë jam mirënjohëse që kjo pjesë e punës ka bërë jehonë kaq shumë me kaq shumë njerëz”, tha mbretëresha e muzikës në përshkrim. “Jam shumë mirënjohëse për të gjithë shpirtrat e bukur të përfshirë në bërjen e një prej pjesëve të mia të preferuara të artit. Derisa po festoj përvjetorin e pestë të Lemonade, unë i inkurajoj të gjithë të vazhdojnë shërimin, dashurinë, faljen dhe ngritjen”.

Beyonce (Foto; YouTube)

Ajo përfundoi, “Shpresoj që të gjeni gëzim sot”.

“Lemonade” u publikua më 23 prill në 2016, përmes filmit të saj me të njëjtin titull, premiera e të cilit ishte bërë në HBO.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

Albumi vizual me 12 këngë u lansua nga Parkwood/Columbia Records pas debutimit të filmit, fillimisht si një ekskluzivitet përmes Tidal.

Me hitet si Hold Up”, “Formation”, “All Night” dhe “Sorry”, “Lemonade” debutoi në Nr. 1 në Billboard 200. Seti përfshin paraqitje nga Jack White, James Blake, The Weeknd dhe Kendrick Lamar etj.

Beyonce (Foto; YouTube)

Pas publikimit të tij, të 12 këngët e albumit debutuan në Billboard Hot 100.

Lemonade ishte gjithashtu albumi i tretë më i shitur në 2016 dhe një nga dy albumet e vetme të botuar atë vit për të shitur të paktën një milion kopje. /Telegrafi/

Exit mobile version