Këngëtarja e njohur është një adhuruese e disenjatores franceze ‘Isabel Marant’, e cila krijon këpucë të tilla vetëm për 400 funte, dhe ajo shihet shpesh me një palë të tilla me ngjyrë të zezë.
Por, kur je një yll botëror që sapo ka fituar më se 50 milionë dollarë nga një kontratë me Pepsin, asgjë nuk është e mirë sa duhet, prandaj ajo i ka dërguar këpucët e saj në ‘PMK’, që është një kompani, e cila i rikrijon këpucët, duke i ndryshuar ato sipas dëshirës së personave që kanë më shumë para se arsye.
Bashkëshortja e Jay-Z do të ecë me këpucë të prodhuara me lëkurë struci, krokodili dhe anakonde. Këpucët do të quhen King Bey dhe do të jenë të zbukuruara me flori. Nuk dihet ende çmimi, por me siguri që do të jetë shumë i lartë. Vitin e kaluar edhe Jay-Z porositi një palë këpucë të tilla, kryesisht me lëkurë krokodili. /Telegrafi/