Telegrafi

Beyonce dyshohet se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e katërt, fansat aludojnë se ajo po e mban të fsheshur këtë gjë

Krijuesja e hitit “Brown Brown Skin Girl” ka bërë fansat të aludojnë me bindje se ajo po pret fëmijën e katërt të saj.

37-vjeçarja ka nxitur këto spekulime pasi ka postuar një seri fotosh në Instagram, dhe njëra prej tyre e shfaq atë teksa mbulon barkun e saj.

Beyonce aktualisht është me pushime në Hamptons me burrin e saj Jay-Z, 49 vjeç, dhe fëmijët e tyre: Blue Ivy, 7 vjeç, dhe binjakët dy vjeçarë: Rumi dhe Sir.

Foto: Beyonce/Instagram

Këngëtarja fituese e çmimeve Grammy bëri që të përflitet rreth kësaj teme, veçanërisht në hapësirën për komente.

“Kushdo tjetër sheh një gungë apo është vetëm unë?”, shkruajti një fans.

Foto: Beyonce/Instagram

“Modelet si ajo kamuflohen mirë. Ajo duket shumë shtatzënë”, tha një tjetër, ndërsa një fans pyeti: “A është duke e fshehur faktin që po pret një bebe?”.

Muajin e kaluar, Beyonce publikoi këngën e saj të re, e cila është kolona zanore ‘The Lion King: The Gift’. /Telegrafi/

Foto: Beyonce/Instagram