Krijuesja e hitit “Brown Brown Skin Girl” ka bërë fansat të aludojnë me bindje se ajo po pret fëmijën e katërt të saj.
37-vjeçarja ka nxitur këto spekulime pasi ka postuar një seri fotosh në Instagram, dhe njëra prej tyre e shfaq atë teksa mbulon barkun e saj.
Beyonce aktualisht është me pushime në Hamptons me burrin e saj Jay-Z, 49 vjeç, dhe fëmijët e tyre: Blue Ivy, 7 vjeç, dhe binjakët dy vjeçarë: Rumi dhe Sir.
Këngëtarja fituese e çmimeve Grammy bëri që të përflitet rreth kësaj teme, veçanërisht në hapësirën për komente.
“Kushdo tjetër sheh një gungë apo është vetëm unë?”, shkruajti një fans.
“Modelet si ajo kamuflohen mirë. Ajo duket shumë shtatzënë”, tha një tjetër, ndërsa një fans pyeti: “A është duke e fshehur faktin që po pret një bebe?”.
Muajin e kaluar, Beyonce publikoi këngën e saj të re, e cila është kolona zanore ‘The Lion King: The Gift’. /Telegrafi/