Beyonce Knowles vazhdon të jetë ndër yjet më të kërkuara të muzikës, ndërsa performancat e saja bëjnë bujë në gjithë botën.
Diva e muzikës pop ka qenë kryetema e këtij edicioni në Festivalit prestigjioz Coachella që mbahet në Indio të Kalifornisë.
#Coachella pic.twitter.com/14ltxjvMRP
— Destiny's Child (@destinyschild) April 22, 2018
Javë më parë, ajo i ftoi në skenë bashkanëtaret e dikurshme të grupit “Destiny’s Child” dhe bënë një paraqitje duke i kujtuar kohët e kaluara.
Ndërsa në fundjavën që shkoi, 36-vjeçarja kishte ftuar në skenë motrën e saj, Solange Knowles.
https://twitter.com/TheYonceNews/status/988060105752109056
Dy motrat vallëzonin dhe interpretonin në skenë, të shoqëruara nga koreografia që e shoqëronte muzikën duke lënë mbresa te publiku.
Mirëpo, në një moment Beyonce u përpoq ta ngrejë motrën e saj, por të dyja u rrëzuan. Sidoqoftë, ato vazhduan me performancën skenike. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JtkLW0Xb1ck