Ylli i muzikës pop, Beyonce, me organizatën bamirëse ‘BEYGOOD’ dhe nënën e saj, Tina Knowles Lawson, janë bashkuar për fushatën #IDIDMYPART në Houston.
Kjo kampanjë do promovojë vendet ku kryhen teste për COVID-19, maska mbrojtëse dhe gjëra të tjera që i duhen qytetarëve për këtë periudhë pandemie.
Fushata do të fillojë në ‘Ditën e Nënave’ në ShBA dhe do fokusohet në promovimin dhe ndihmimin e Qendrës Mjekësore ‘United Memorial’ në Houston.
Me ndihmën e organizatës ‘BEYGOOD’, brenda dy dite do të dhurohen rreth 1000 teste, maska mbrojtëse, dorëza, vitamina esenciale dhe mjete tjera për institucionin e lartpërmendur.
“Ne jemi të gjithë në këtë së bashku. Por ne duhet të shikojmë çfarë është duke ndodhur në komunitetet tona afro-amerikane dhe si janë duke u asgjësuar nga COVID-19”, ka thënë Knowles Lawson në një deklaratë.
“Nëse nuk testohemi atëherë nuk e dimë nëse jemi bartës i virusit. Të qenit asimptomatik është se si ju infektoni tërë familjen tuaj dhe ata përreth jush, njerëzit që ju doni. Ne duhet të shkojmë në këto lehtësira falë testimit dhe të zbulojmë statusin tonë”, thuhet më tej.
Ndërkaq, kjo është një iniciativë e ndërmarrë nga Tina Knowles, por ‘BEYGOOD’ dhe Beyonce i janë bashkuar për ta mbështetur në përpjekjet e saj për të ndihmuar komunitetin afro-amerikan.
Para se të shpallte iniciativën e re të testimit, Beyonce më parë dhuroi gjashtë miliorë dollarë për të ndihmuar organizatat që mbështesin institucionet shëndetësore në New York, New Orleans, Detroit dhe Houston. /Telegrafi/