Site icon Telegrafi

Beyonce dhe Jay-Z marrin pjesë në dasmën e djalit të njeriut të tretë më të pasur në botë, Bernard Arnault

Beyonce dhe Jay-Z janë çifti më me stil i të ftuarve në dasmë.

Fituesja e 28 çmimeve “Grammy”, dhe burri i saj, reperi 51 vjeç, u fotografuan duke arritur të martën në dasmën e Alexandre Arnault me Geralde Guyot në Venecia, Itali.

Arnault, nga Tiffany & Co, është djali i CEO të “LVMH”, Bernard Arnault, ndërsa Guyot është themeluese e markës franceze D’Estrëe, shkruan People.

Foto: Shutterstock

Çifti i fuqishëm i muzikës dukeshin joshës si kurrë më parë kur ata arritën për të festuar dasmë e miqve të tyre në qytetin italian.

Beyonce, e maskuar, u mahnit me një fustan blu, të cilin e shoqëroi me taka, një pallto të zezë dhe një çantë me shkëlqim. Ndërkohë, reperi i “4:44” dukej elegant përkrah gruas së tij.

Aktorja e “Dreamgirls” ka qenë gjithashtu duke e dokumentuar kohën që çifti po kalon në Venecia për 214 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Shutterstock

Të premten, ajo ndau një seri fotografish të çiftit në një varkë luksoze. Beyonce dukej e mrekullueshme dhe joshëse në një fustan, blu dhe të bardhë së bashku me Jay-Z, i cili veshi një kostum të zi dhe syze dielli.

Fushata e çiftit Tiffany & Co. duke festuar historinë e tyre të dashurisë dhe kiminë e pamohueshme u lansua globalisht në shtator.

Foto: Shutterstock

E titulluar “Për Dashurinë”, reklama e vjeshtës 2021 tregon këngëtaren që mban një diamantin ikonën të Tiffany, duke e bërë atë personin e katërt që ka veshur pjesën e çmuar të historisë së modës.

Foto: Backgrid

“Beyoncé dhe JAY-Z janë mishërimi i historisë moderne të dashurisë. Si një markë që gjithmonë ka qëndruar për dashurinë, forcën dhe vetë-shprehjen, ne nuk mund të mendonim për një çift më ikonik që përfaqëson më mirë vlerat e Tiffany-t. Ne jemi të nderuar që kemi Carters si pjesë e familjes Tiffany”, kishte thënë Arnault në një deklaratë për People.

Foto: Alexandre Arnault/Instgaram

Këngëtarja e “Formation” ka pasur shumë për të festuar së fundi. Në shtator, ajo festoi ditëlindjen e saj të 40 -të dhe shkroi një letër mirënjohjeje dhe frymëzimi për fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version